GEG.FM
Po lidhet…

PriFest – Prishtina International Film Festival, në bashkëpunim me qendrën alternative kulturore 7ARTE në Mitrovicë, sjell nismën e re “Moving Cinema”, duke afruar kinemanë e pavarur dhe filmat më të vlerësuar në qytete të ndryshme të Kosovës.
Në këtë mbrëmje, e cila do të zhvillohet më 5 nëntor 2025 në orën 19:00 në ambientet e 7ARTE, publiku i Mitrovicës do të ketë mundësinë të shijojë tre filma të shkurtër ndërkombëtarë, me histori të fuqishme dhe emocionale nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, SHBA dhe Franca. Hyrja është falas.
Filmat e programuar janë:
WE HAD FUN (C’était bien)
Regjisore dhe skenariste: Linda Lô
Vendi: Francë
Koha: 18 min
Përshkrimi: Në Bordeaux, gjatë Krishtlindjeve të vitit 1987, dy fëmijë, Linda (5) dhe Biram (9), jetojnë larg nënës së tyre. Kur vëllai i madh largohet për fundjavë, ata përjetojnë për herë të parë magjinë e borës. Një aventurë e pafajshme që merr kthesë të rrezikshme, duke sjellë një histori të ngrohtë për fëmijërinë, mungesën dhe guximin për të ëndërruar.
THREE KEENINGS
Regjisor: Oliver McGoldrick
Vendet: Mbretëria e Bashkuar / Irlanda / SHBA
Koha: 10 min
Përshkrimi: Ian, një aktor i papunë, merr rolin e një vajtuesi profesionist. Ndërsa performanca përzihet me emocionet e tij të vërteta, ai fillon të pyetet ku përfundon arti dhe ku fillon dhimbja. Një reflektim i ndjeshëm mbi jetën, vdekjen dhe mënyrat se si njeriu përpiqet t’i japë kuptim humbjes përmes rolit që luan.
ONE PUNCH
Regjisor: Huse Monfaradi
Vendi: Mbretëria e Bashkuar
Koha: 10 min
Përshkrimi: Jamin, një i ri në rrugë të gabuar, vizitohet nga prindërit e një djali që ai ka vrarë në një përleshje rrugësh. Filmi eksploron fajin, humbjen dhe mundësinë e faljes në një realitet të shënuar nga dhuna dhe pendesa.
Me programin MOVING CINEMA, PriFest synon të afrojë kinemanë më pranë publikut dhe të promovojë filma të pavarur dhe zëra të rinj nga mbarë bota.
Redaksia Geg FM Radio3 nëntor 2025

Kinematografia kosovare ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të saj në arenën ndërkombëtare. Regjisori Visar Morina ka fituar çmimin prestigjioz “World Cinema Dramatic Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival 2026, me filmin e tij më të ri Shame and Money. Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më të larta për filmin ndërkombëtar […]

Filmi i ri artistik “Zbardhje”, i regjisores kosovare Kaltrina Krasniqi, ka hyrë zyrtarisht në fazën e xhirimeve në Prishtinë, duke shënuar projektin e saj të radhës pas suksesit ndërkombëtar të filmit Vera Andrron Detin. Ky film, që ishte premiera e saj e parë me metrazh të gjatë, u prezantua në garën Orizzonti në kuadër të […]

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po vazhdon të zgjerojë karrierën e saj edhe në botën e aktrimit. Projekti i saj më i ri filmik, “He Bled Neon”, pati premierën në festivalin prestigjioz South by Southwest, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për filmin, muzikën dhe teknologjinë që zhvillohet çdo vit në Austin. Filmi […]