GEG.FM
Po lidhet…

Sot, në ambientet e Klan Arenës në Prishtinë, u zhvillua Konferenca e Këshillave të Nxënësve “Nxënësit, Paqja & Siguria”, një ngjarje gjithëpërfshirëse e organizuar nga IOM – UN Migration, Peacebuilding Fund, UNICEF Kosova dhe Kosovar Youth Council (KYC).
Pjesëmarrja e rreth 200 nxënësve nga të gjitha komunat e Kosovës e shndërroi këtë konferencë në një platformë të rëndësishme kombëtare të dialogut mbi sigurinë, shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme në shkolla.
Konferenca u hap nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuara e nderit, e cila në fjalën e saj përçoi një mesazh të fuqishëm mbi të drejtën e patjetërsueshme për arsim dhe nevojën për një mjedis të sigurt e dinjitoz për çdo nxënës.
Duke kujtuar periudhat e errëta të historisë së vendit, ajo tha:
“Në ditët më të errëta, shtëpitë tona u shndërruan në shkolla, sepse shkollat u mbyllën me dhunë për ne, dhe fëmijët helmoheshin në mënyrë sistematike nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.”
Presidentja theksoi se siguria në shkolla duhet të jetë prioritet absolut:
“Shkolla duhet të jetë hapësira e sigurt e jetës suaj, një vend ku respektoheni, dëgjoheni dhe ku nuk frikësoheni në asnjë moment për të qenë vetvetja. Kjo nënkupton një ambient pa dhunë, bullizim, përjashtim dhe pa stigmatizim të askujt.”
Ajo shtoi se investimi në shëndetin mendor është pjesë thelbësore e sigurisë së përgjithshme:
“Është e domosdoshme që secila shkollë të ofrojë mbështetje profesionale.
Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, prezantoi të dhëna të rëndësishme nga studime të realizuara nga agjencitë e OKB-së, duke nxjerrë në pah sfida të ndjeshme për përditshmërinë brenda shkollave.
“Rezultatet na treguan se diskriminimi dhe stigmatizimi ishin të pranishme në mjedisin tuaj shkollor, se qasja në trajnime të bazuara në aftësi ishte e kufizuar dhe se mundësitë për pjesëmarrje domethënëse në iniciativat sociale ishin shumë të rralla,” tha O’Malley.
Ai vuri në dukje modelin e ri të Punës për Paqe, i cili e vendos nxënësin në qendër të ndërhyrjeve:
“Një ndër hapat më të rëndësishëm ka qenë themelimi dhe forcimi i këshillave të nxënësve, si në nivel shkollor, ashtu edhe komunal.”
Drejtor Ekzekutiv i KYC, Ditjon Fetahu, prezantoi të dhëna shqetësuese mbi gjendjen e sigurisë brenda institucioneve arsimore.
“Gati një në tre nxënës në Kosovë raporton se ka përjetuar një formë të dhunës fizike ose psikologjike në shkollë. Mbi 40 për qind janë ndjerë të pasigurt të paktën një herë në oborre apo korridore,” deklaroi Fetahu.
Ai theksoi se ndërtimi i një klime të sigurt kërkon angazhim të gjithë komunitetit:
“Shkolla nuk është vetëm një institucion arsimor, është një komunitet. E komuniteti është i sigurt vetëm kur të gjithë ndjehen të dëgjuar, respektuar dhe të lumtur.”
Gjatë konferencës u mbajtën disa panele, të fokusuara në:
• Rolin e Këshillave të Nxënësve në ndërtimin e paqes dhe sigurisë,
• Sigurinë në mjedisin shkollor,
• Shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale,
• Sigurinë digjitale, në kuadër të fushatës “Mendo para se ta…”
Në diskutime morën pjesë figura të rëndësishme institucionale dhe profesionale, përfshirë Avokatin e Popullit Naim Qelaj, përfaqësues nga DKA Prishtinë, ekspertë të mediave dhe organizatave me fokus në të drejtat e nxënësve.
Rekomandimet e nxënësve – drejt politikave të reja për sigurinë shkolloreNë përmbyllje të konferencës, nxënësit prezantuan rekomandime konkrete, të cilat do të përfshihen në një raport përfundimtar që synon të ndikojë drejtpërdrejt në hartimin e politikave arsimore dhe të sigurisë në Kosovë.
Një platformë që fuqizon zërin e nxënësveKonferenca “Nxënësit, Paqja & Siguria” konfirmoi rëndësinë e angazhimit aktiv të të rinjve në ndërtimin e një mjedisi arsimor të shëndetshëm, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Përmes bashkëpunimit të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe vetë komunitetit të nxënësve, kjo iniciativë përbën një hap domethënës drejt krijimit të politikave transformuese dhe forcimit të kulturës së respektit dhe mirëqenies në shkollat e Kosovës.
Redaksia Geg FM Radio17 nëntor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]