GEG.FM
Po lidhet…

Festivali që mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë pritet të tërheqë mbi 100 mijë vizitorë nga rreth 60 shtete, duke i dhënë një shtysë të madhe turizmit në Kosovë.
Çdo verë, Prishtina ndryshon ritëm. Qyteti mbushet me vizitorë nga e gjithë bota, ndërsa festivali Sunny Hill po e shndërron Kosovën në një nga destinacionet më tërheqëse muzikore të Evropës Juglindore. Për edicionin e vitit 2026, organizatorët presin mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 60 shtete.
Interesi i madh reflektohet edhe në turizëm. Gjatë ditëve të festivalit, hotelet në Prishtinë arrijnë pothuajse kapacitet të plotë, ndërsa rezervimet rriten në të gjithë Kosovën. Shumë vizitorë zgjedhin të qëndrojnë edhe disa ditë më shumë për të vizituar qytete dhe destinacione të tjera, duke e kthyer festivalin në një motor të rëndësishëm për ekonominë lokale.
Mediat ndërkombëtare e kanë krahasuar Sunny Hill me festivalin Coachella për ndikimin që ka në promovimin e vendit. Në skenat e këtij viti do të performojnë emra të njohur botërorë si Katy Perry, Martin Garrix, Keinemusik, Seth Troxler, Carlita dhe Pawsa, së bashku me shumë artistë vendorë.
Bashkëthemeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa, thotë se qëllimi ka qenë gjithmonë që Sunny Hill të bëhet një arsye që njerëzit të vizitojnë Kosovën. Organizatorët u bëjnë thirrje të interesuarve të rezervojnë biletat dhe akomodimin sa më herët, për shkak të kërkesës së lartë.
Redaksia Geg FM Radio29 qershor 2026

Në shkurt të këtij viti, pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, në rrjetet sociale dhe disa portale online filluan të qarkullojnë lajme të rreme që e lidhnin Nënë Terezën me aktivitetet e tij kriminale. Pretendime si “ajo ishte trafikante fëmijësh” ose “fitonte miliona për Vatikanin” u shpërndanë me shpejtësi, duke e kthyer një figurë […]

Janari i vitit 2026 nisi me një seri ngjarjesh që, në pamje të parë, dukeshin reale dhe shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Video për përmbytje të mëdha në Prishtinë qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, pasuar nga raportime për zbulime ari, pajisje ushtarake moderne dhe figura misterioze që supozohej se shëtisnin rrugëve të kryeqytetit. Pamjet […]

Pesë ankesa janë dorëzuar ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë. KQZ njofton se certifikimi i rezultateve do të bëhet vetëm pas përfundimit të procedurave ankimore.