GEG.FM
Po lidhet…

PDK, Lista Serbe dhe Partia e Re Demokratike kanë dorëzuar ankesa në PZAP, ndërsa KQZ thotë se rezultatet do të certifikohen vetëm pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore.
Procesi zgjedhor në Kosovë hyn në një tjetër fazë. Ka përfunduar afati për dorëzimin e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin, të shpallura nga KQZ. Brenda këtij afati, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar gjithsej pesë ankesa nga tri subjekte politike.
Dy ankesa janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila pretendon mungesë votash. Një ankesë është dorëzuar nga Lista Serbe, ndërsa dy të tjera nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka – NDS). Këto të fundit lidhen me pretendime për parregullsi që kanë të bëjnë me fletëvotimet.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se institucioni nuk do të komentojë përmbajtjen e ankesave derisa ato janë në shqyrtim. Ai theksoi se KQZ do t’i përgjigjet çdo kërkese të PZAP-it brenda afateve ligjore dhe do të ofrojë sqarimet e nevojshme për secilin rast.
Kjo do të thotë se certifikimi i rezultateve do të duhet të presë. Sipas KQZ-së, vetëm pasi PZAP-i dhe, nëse është e nevojshme, Gjykata Supreme të marrin vendimet përfundimtare dhe ato të zbatohen, mund të vazhdohet me certifikimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve.
Redaksia Geg FM Radio29 qershor 2026

Në shkurt të këtij viti, pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, në rrjetet sociale dhe disa portale online filluan të qarkullojnë lajme të rreme që e lidhnin Nënë Terezën me aktivitetet e tij kriminale. Pretendime si “ajo ishte trafikante fëmijësh” ose “fitonte miliona për Vatikanin” u shpërndanë me shpejtësi, duke e kthyer një figurë […]

Janari i vitit 2026 nisi me një seri ngjarjesh që, në pamje të parë, dukeshin reale dhe shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Video për përmbytje të mëdha në Prishtinë qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, pasuar nga raportime për zbulime ari, pajisje ushtarake moderne dhe figura misterioze që supozohej se shëtisnin rrugëve të kryeqytetit. Pamjet […]

Sunny Hill Festival po e vendos Kosovën në hartën globale të turizmit. Mbi 100 mijë vizitorë nga rreth 60 shtete priten në Prishtinë për edicionin e vitit 2026.