GEG.FM
Po lidhet…

Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash. Fushata do të zgjasë deri më 9 nëntor, në orën 07:00 të mëngjesit, kur hapen zyrtarisht qendrat e votimit.
Kjo fazë e garës zgjedhore do të zhvillohet për gjashtë ditë dhe përfundon në momentin e hapjes së vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.
Balotazhi do të mbahet në 18 komuna të vendit, përfshirë: Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Prishtinën, Prizrenin, Suharekën, Vitinë, Vushtrrinë, Junikun, Mamushën dhe Kllokotin.
Në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin me numrin më të madh të garave në balotazh, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe.
Pjesëmarrja në balotazh është si vijon:
LVV – në 12 komuna
LDK – në 9 komuna
PDK – në 6 komuna
AAK – në 5 komuna
Lista Serbe – në 1 komunë (Kllokot)
Ndërkohë, disa subjekte politike kanë siguruar fitore pa balotazh në raundin e parë:
LVV ka fituar në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime.
PDK ka siguruar fitore në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.
LDK ka fituar në Istog dhe Lipjan.
AAK ka fituar në Deçan.
Gjithashtu, gara është përmbyllur më 12 tetor për Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe për Nismën Socialdemokrate në Malishevë, ndërsa Lista Serbe ka fituar pa balotazh në nëntë komuna me shumicë serbe.
Redaksia Geg FM Radio3 nëntor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]