GEG.FM
Po lidhet…

Shfaqja “Sytë e Ujkut”, me tekst të Doruntina Bashës dhe regji të Kushtrim Koliqit, do të prezantohet për herë të parë më 8 tetor në Barabar Centre, duke filluar nga ora 20:00. Në skenë do të interpretojnë: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli dhe Albina Krasniqi.
Premiera e shfaqjes do të jetë me ftesa, ndërsa reprizat e para më 9, 10 dhe 11 tetor janë të hapura për publikun. Për të siguruar vendet, është e nevojshme që ulëset të rezervohen paraprakisht.
Redaksia Geg FM Radio1 tetor 2025

Sonte, në skenën e Teatri i Gjilanit, publiku është i ftuar të përjetojë një histori që fillon shumë thjesht, me një darkë mes miqsh, por që shpejt shndërrohet në një reflektim mbi të vërtetën, besimin dhe gënjeshtrën. Shfaqja “Gënjeshtra”, e shkruar nga Florian Zeller dhe me regji të Ekrem Sopi, sjell në skenë një komedi […]

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]

Sonte, më 5 shkurt 2026, Teatri i Gjilanit hap perdet për premierën e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”. Ora shënon 20:00, ndërsa publiku ftohet të hyjë në një rrëfim që lind nga paslufta dhe flet drejtpërdrejt me të tashmen. Me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës, shfaqja vendoset në Kosovën e pasluftës. Përmes këngës, humorit të […]