GEG.FM
Po lidhet…

Në një tubim masovik të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, Riad Rashiti, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 12 tetorit, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm: “Sonte Gjilani jehoi nga madhështia e fuqisë së gruas! Faleminderit për këtë tubim, me mesazhin e qartë që vajzat dhe gratë kanë vendosur për #MaMirë.”
Rashiti theksoi se ky tubim nuk ishte thjesht një ngjarje politike, por një “shpërthim shprese” që dëshmoi fuqinë e unitetit të Gjilanit kur ka një vizion të përbashkët dhe lidership të fortë. “Ishte dëshmi se Gjilani di të bashkohet kur ka vizion dhe lidership,” u shpreh ai, duke vlerësuar rolin qendror të grave dhe vajzave në këtë lëvizje.
“Sot u pa qartë, fitorja ka ngjyrat e PDK-së, dhe fuqia vjen nga njerëzit, nga secili që beson se ky qytet meriton më shumë e #MaMirë,” deklaroi Rashiti. Ai shprehu bindjen se mbështetja e madhe nga komuniteti, veçanërisht nga gratë, do të çojë PDK-në drejt një fitoreje të qartë, duke sjellë ndryshime pozitive për Gjilanin.
Tubimi masovik nxori në pah angazhimin e PDK-së për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Gjilanin, me fokus te përfshirja e të gjithë qytetarëve. Rashiti e cilësoi këtë ngjarje si një hap të rëndësishëm drejt zgjedhjeve, duke e vendosur Gjilanin në rrugën e progresit dhe zhvillimit.




Redaksia Geg FM Radio17 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]