GEG.FM
Po lidhet…

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, ka shpallur zotimet e tij për mbështetjen e studentëve dhe të rinjve, duke premtuar një investim prej 4.4 milionë eurosh në këtë sektor gjatë mandatit të ardhshëm.
Në planprogramin e tij, Rashiti ka përfshirë disa masa konkrete që synojnë fuqizimin e rinisë, përmirësimin e kushteve të studimit dhe hapjen e mundësive të reja për punësim:
Bursa deri në 1000 euro për studentët e dalluar dhe ata nga familjet në nevojë.
Kurse falas në fusha si programim, dizajn grafik, marketing digjital dhe freelancing.
Praktika me pagesë për nxënësit e shkollave profesionale në bizneset lokale.
Programe shkëmbimi me universitete dhe shtete të tjera, për të rritur përvojën akademike dhe profesionale.
Qendra e Inovacionit dhe Start-up-eve, e cila do të ofrojë hapësira pune, trajnime dhe mentorim për të rinjtë ndërmarrës.
Programi “Rinia në Punë”, përmes të cilit komuna do të subvencionojë krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë që punësohen për herë të parë.
“Këto e shumë më shumë, realizohen vetëm me ne, sepse me ne është #Mamirë për të gjithë!”, tha Rashiti.
Redaksia Geg FM Radio1 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]