GEG.FM
Po lidhet…

Prishtina po bëhet gati për fundjavën më të madhe muzikore të vitit.
Duke nisur nga e premtja, “Sunny Hill Festival” rikthen atmosferën e tij unike, duke shndërruar kryeqytetin një prej pikave për mijëra adhurues të muzikës nga e gjithë bota, transmeton Klankosova.tv.
Se a është gjithçka gati për ta elektrizuar Kosovën, në emisionin “Ora Shtatë” foli njëri prej organizatorëve të festivalit, Fat Gjakova.
“Gjithçka po shkon sipas planit, këto ditë veçse janë duke përfunduar të gjitha skenat, produksioni ka filluar që një-dy javë, jemi shumë afër, mezi po presim mu bë e premte”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Ai shtoi se nga sot do të fillojë ardhja e artistëve në Kosovë, derisa tha se deri nesër do vinë të gjithë.
Redaksia Geg FM Radio29 korrik 2026


Sunny Hill Festival 2026 ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Zbuloni çfarë shkruajnë për festivalin, artistët dhe atmosferën në Prishtinë.

Grupi Minatori dhe Naser Berisha performojnë sonte në Gjilan në kuadër të “Ditëve të Mërgatës – Rrënjët Tona 2026”. Koncerti nis në ora 20:00 në Sheshin “Agim Ramadani”.