GEG.FM
Po lidhet…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur javën me një vizitë në qytetin e Gjilanit, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Gjatë vizitës, presidentja ka vizituar kompaninë Interplast Trocal dhe më pas ka ndaluar te klubi i njohur FC Drita, për suksesin e të cilit UEFA sapo ka publikuar një dokumentar.
Interplast Trocal – një histori suksesi vendor me standarde evropiane
Në zemër të Gjilanit, buzë rrugës “Dëshmorët e Kombit”, Interplast Trocal vepron prej vitesh si një nga prodhuesit më të besueshëm vendor të dyerve dhe dritareve, duke u përfaqësuar gjeneralisht edhe nga marka gjermane e njohur TROCAL.
Kompania ka ndërtuar hap pas hapi një reputacion të fortë, duke integruar ekspertizën gjermane me përvojën lokale. Rezultati janë produkte me izolim termik dhe akustik të avancuar, dizajne moderne dhe materiale ekologjike, që ofrojnë siguri maksimale dhe qëndrueshmëri.
Interplast Trocal ofron një gamë të plotë produktesh dhe zgjidhjesh për ndërtim dhe rikonstruksion: dyer dhe dritare me profile inovative, fasada strukturore për ndërtesa moderne dhe sisteme rrëshqitëse që kombinojnë funksionalitet dhe estetikë. Me teknologji prodhimi të avancuar, kompania eksporton produktet e saj në tregun rajonal dhe europian.
“Prodhim vendor, për çdo vend të botës!” – kjo është filozofia që e udhëheq Interplast Trocal dhe që e ka bërë atë një pikë referimi për ndërtim cilësor në Kosovë.
Për më shumë informacion mbi produktet dhe zgjidhjet e Interplast Trocal, vizitoni Interplast.com.
Redaksia Geg FM Radio8 dhjetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]