GEG.FM
Po lidhet…

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar planprogramin e tij konkret për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen Rruga e Prishtinës.
Me fokus në sigurinë dhe qarkullimin më të mirë të qytetarëve, Ismajli dhe LDK-ja synojnë të adresojnë disa nga sfidat kryesore të zonës.
Premtimet për lagjen Rruga e Prishtinës përfshijnë:
Përfundimi i punimeve për hyrje-daljen në Rrugën e Prishtinës – për të lehtësuar trafikun dhe qarkullimin e automjeteve në këtë segment të rëndësishëm të qytetit.
Ndërtimi i rrugës “Medllin Ollbrajt” me infrastrukturë përcjellëse, duke përfshirë ndriçim, trotuare dhe rrugë të sigurta për këmbësorët.
Rregullimi i rethojave të reja në të dy anët e tunelit, për të siguruar qarkullim më të sigurt dhe më të organizuar.
Rregullimi i kanalizimit atmosferik pranë tunelit, për të parandaluar përmbytjet dhe problemet e tjera që lidhen me ujin e shiut.
Arbër Ismajli theksoi se ky plan është pjesë e angazhimit të LDK-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të kushteve të jetesës për qytetarët e Gjilanit, duke u fokusuar në nevojat reale të komuniteteve.
Redaksia Geg FM Radio10 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]