GEG.FM
Po lidhet…

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka prezantuar sot premtimet e tij për zhvillimin dhe përmirësimin e një prej lagjeve më kyçe të qytetit – Qarkorja.
Sipas programit të tij dhe LDK-së, prioritetet për këtë zonë përfshijnë:
Rruga kryesore me infrastrukturë të plotë: Ndërtimi i rrugës me trotuare të sigurta, ndriçim publik përgjatë gjithë rrugës dhe sistem adekuat të menaxhimit të ujërave, për të siguruar lëvizje të rehatshme dhe të sigurt për banorët.
Udhekryqi në Qarkore: Rishikimi i zgjidhjes së udhëkryqit kryesor, duke krijuar një model të qëndrueshëm që lidh këtë pjesë të qytetit me lagjen Poredin dhe rrit qarkullimin e sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve.
Shtigje për biçikleta: Krijimi i rrugëve të veçanta për biçikleta, për të inkurajuar transportin alternativ dhe një stil jetese më të shëndetshëm dhe miqësor me mjedisin.
Arbër Ismajli theksoi se përkushtimi i tij dhe i LDK-së është që zhvillimi i infrastrukturës të shoqërohet me siguri dhe cilësi të lartë, duke bërë lagjen Qarkorja një zonë më të qarkullueshme dhe më të rehatshme për të gjithë banorët.
Redaksia Geg FM Radio10 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]