GEG.FM
Po lidhet…

Nga 12 tetori 2025, kushdo që udhëton drejt vendeve të Bashkimit Evropian do të hasë një sistem të ri kontrolli në kufi.
Ky sistem quhet Entry/Exit System (EES) dhe është digjital.
Çfarë ndryshon?
Nuk do të vendosen më vula në pasaportë.
Në vend të vulës, sistemi do të regjistrojë automatikisht hyrjet dhe daljet e udhëtarëve.
Përveç kësaj, do të merren të dhëna biometrike: fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.
Për kë vlen?
Ky sistem vlen vetëm për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së – pra për qytetarët e Kosovës dhe të gjitha vendeve të tjera jashtë BE-së që hyjnë në hapësirën evropiane.
Qëllimi: të shkurtohet koha e kontrollit në kufi, të shmangen gabimet dhe të rritet siguria e lëvizjes.
Redaksia Geg FM Radio30 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]