GEG.FM
Po lidhet…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planin operacional për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Ky plan përcakton organizimin e punës së KQZ-së dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt, transparente dhe profesionale.
Në kuadër të këtij plani, KQZ ka vendosur edhe programin e konferencave për ditën e zgjedhjeve, të cilat do të ofrojnë informacion të përditësuar për publikun dhe mediat rreth pjesëmarrjes së qytetarëve dhe ecurisë së votimit.
Orari i konferencave për 12 tetor 2025:
08:00 – Konferenca e parë: Fillimi i procesit të votimit.
11:30 – Konferenca e dytë: Të dhëna për pjesëmarrjen deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit.
15:30 – Konferenca e tretë: Përditësim mbi pjesëmarrjen deri në orën 15:00.
19:30 – Konferenca e katërt: Përfundimi i votimit, pjesëmarrja totale dhe fillimi i numërimit të fletëvotimeve.
Ora do të njoftohet më vonë – Konferenca e pestë: Publikimi i rezultateve preliminare për kandidatët dhe subjektet politike.
KQZ thekson se transparenca dhe informimi i saktë i qytetarëve mbeten prioritet gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.
Redaksia Geg FM Radio10 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]