GEG.FM
Po lidhet…

Në thellësi të pyjeve tropikale të ishullit New Guinea jeton një nga zogjtë më të rrallë dhe më të veçantë në botë, i njohur si “Papagalli Dracula”.
Emri i tij shkencor është Psittrichas fulgidus, ndërsa pamja dramatike me pendë të zeza si nata dhe me të kuqe të thellë në kraharor e krahë e ka bërë të famshëm globalisht.
Kontrasti i fortë mes të kuqes dhe të zezës e bën këtë zog një krijesë unike të natyrës, madje për shumëkënd ngjyrat e tij kujtojnë edhe flamurin kombëtar shqiptar.
Papagalli i Pesquet jeton kryesisht në zonat malore të Papua New Guinea dhe ushqehet pothuajse ekskluzivisht me fiq. Fytyra e tij pjesërisht pa pendë nuk është rastësi – kjo e ndihmon të mos ndotet nga lëngu ngjitës i frutave, një përshtatje natyrore që i jep edhe pamjen karakteristike “vampirike”. Me gjatësi rreth 46 centimetra, ai është një nga papagajtë më të mëdhenj në rajon dhe zakonisht lëviz në çifte ose grupe të vogla.
Megjithatë, kjo kryevepër e gjallë e natyrës përballet me rrezik. Sipas International Union for Conservation of Nature, specia konsiderohet e cenueshme për shkak të shpyllëzimit dhe gjuetisë për pendët e saj të kuqe. “Papagalli Dracula” mbetet një dëshmi e gjallë se natyra krijon forma dhe ngjyra që duken si art – por që kanë nevojë për mbrojtje reale.

Redaksia Geg FM Radio25 shkurt 2026


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]