GEG.FM
Po lidhet…

Gjilani e përmbylli festën e 17 Shkurtit me një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë. Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Teatri i Qytetit u mbajt një koncert madhështor me pjesëmarrjen e artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, duke e kthyer skenën në një simbol bashkimi kulturor dhe kombëtar.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se festa nuk mund të mbyllej më bukur se me një mbrëmje të tillë kulturore. “Artistët nga të gjitha trojet shqiptare, me artin dhe performancat e tyre, i dhanë hijeshi dhe emocion kësaj nate të veçantë”, u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e kësaj date për lirinë, shtetësinë dhe identitetin kulturor.
Në skenë u ngjitën emra të njohur si Shkodran Tolaj, drejtori artistik i koncertit, i cili interpretoi këngët e tij autorale “Kosovë gëzuar Pavarësia” dhe “Kosova-Kosov”, baritoni Armando Likaj nga Opera e Tiranës, mezzosopranoja Besiana Mehmedi nga Universiteti i Tetovës, maestro Zhani Ciko, si dhe artistë e instrumentistë të tjerë nga Tirana, Tetova e Prishtina. Publiku shijoi repertor klasik nga kompozitorë shqiptarë si Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi e Musa Piperku, ndërsa kori solli edhe interpretimin ekskluziv të “Bien lodrat”.
Pas katër ditësh aktivitete festive, manifestimet për 18-vjetorin e Pavarësisë mbyllen më 18 shkurt me një tjetër ngjarje kulturore – shfaqjen stand-up comedy në Teatrin e Qytetit, duke e përmbyllur festën me art, emocion dhe buzëqeshje.


Redaksia Geg FM Radio18 shkurt 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]