GEG.FM
Po lidhet…

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2026 solli shumë momente të veçanta për kinemanë botërore, por një nga historitë më interesante të mbrëmjes ishte fitorja e filmit të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, ku rolin kryesor e interpreton aktorja kosovare Luana Bajrami.
Filmi fitoi çmimin për Filmin e Shkurtër më të Mirë artistic duke u bërë pjesë e një momenti të rrallë në historinë e Oscars. Në këtë kategori, çmimi u nda mes dy filmave fitues – Two People Exchanging Saliva dhe The Singers – një situatë që ndodh shumë rrallë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Academy Awards, skena më e madhe e kinematografisë botërore.
Një histori dashurie në një botë absurde
Ngjarja e filmit zhvillohet në një Paris të pazakontë dhe surreal, ku një ligj i çuditshëm e ka ndaluar puthjen. Në këtë realitet të ftohtë dhe absurd, intimiteti mes njerëzve konsiderohet shkelje e ligjit.
Në qendër të historisë është personazhi i interpretuar nga Luana Bajrami, e cila përballet me këtë realitet të çuditshëm ku edhe gjestet më të thjeshta të afërsisë njerëzore shihen si të rrezikshme.
Përmes humorit të zi dhe elementeve satirike, filmi eksploron temat e lirisë personale, kontrollit mbi trupin dhe nevojës njerëzore për afërsi, duke e kthyer një ide të çuditshme në një metaforë për shoqërinë moderne.
Nga festivalet ndërkombëtare deri në Oscar
Rruga e filmit drejt Oscars nisi në festivale të rëndësishme të filmit. “Two People Exchanging Saliva” u shfaq fillimisht në festivale ndërkombëtare ku mori vlerësime të shumta nga kritikët dhe publiku.
Filmi është realizuar nga regjisorët Alexandre Singh dhe Natalie Musteata, të cilët sollën një qasje artistike të veçantë dhe një histori që dallohet për stilin surreal dhe vizionin kreativ.
Pas suksesit në festivale, filmi arriti të sigurojë nominimin për Oscar dhe në fund të fitojë çmimin në kategorinë e filmave të shkurtër.
Një moment i rëndësishëm për aktoren kosovare
Fitorja e këtij filmi në Oscars shënon një moment të rëndësishëm edhe për Luana Bajramin, e cila tashmë është pjesë e një produksioni të vlerësuar në skenën më të madhe të kinemasë botërore.
Pjesëmarrja e saj në rolin kryesor dhe suksesi i filmit në Oscar e vendosin emrin e saj në mesin e artistëve që po ndërtojnë gjithnjë e më shumë prezencë ndërkombëtare në industrinë e filmit.
Në një histori ku një puthje konsiderohet krim, filmi arrin të tregojë diçka shumë njerëzore: se afërsia dhe ndjenjat janë gjëra që nuk mund të ndalohen lehtë, as me ligj.
Edhe para Oscars, filmi kishte krijuar jehonë në festivale. Ai pati premierën në Telluride Film Festival më 30 gusht 2024 dhe më pas u shfaq në disa festivale të rëndësishme, duke fituar çmime si në AFI Fest, Clermont-Ferrand, San Francisco International Film Festival, si dhe në PriFest 2025. Kjo tregon se suksesi në Oscar nuk erdhi rastësisht, por si kulm i një rruge të fortë festivalore
Redaksia Geg FM Radio16 mars 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]