GEG.FM
Po lidhet…

Gjithnjë e më shumë gra po i transformojnë unazat e fejesës pas ndarjes, duke u dhënë atyre një kuptim të ri personal dhe emocional.
Për vite me radhë, unaza e fejesës ka qenë simbol i një premtimi. Por pas një ndarjeje, disa gra po zgjedhin t’i japin asaj një histori tjetër. Kështu ka lindur fenomeni i “unazave të divorcit” – bizhuteri që shënojnë jo fundin, por një kapitull të ri.
Në vend që t’i shesin ose t’i mbajnë të mbyllura në një kuti, shumë gra po i transformojnë unazat e vjetra në modele të reja dhe po i vendosin në gishtin e mesëm si një simbol të pavarësisë dhe vetëbesimit. Ekspertët thonë se ky veprim shpesh lidhet edhe me një moment të rëndësishëm financiar, kur një grua merr një vendim të madh vetëm për veten.
Një nga historitë është ajo e Deb, e cila e shndërroi diamantin e unazës së fejesës në një unazë të re, duke shtuar edhe një safir që simbolizon vajzën e saj. Krijimi i ri kushtoi rreth 3 mijë dollarë, por për të kishte një vlerë emocionale shumë më të madhe.
Edhe Alex Proie nga Pensilvania zgjodhi të ruante kujtimet e së kaluarës duke e kthyer unazën e saj të vjetër në një simbol të ri. Ndërsa Deb Marino nga Florida e përmbledh thjesht këtë trend: “Është unazë për gishtin e mesëm, pse jo?”. Për shumë gra, këto unaza nuk janë më shenja të një martese të përfunduar, por kujtime të një rruge që vazhdon.
Redaksia Geg FM Radio7 korrik 2026

Studimi i ri tregon se shumëgjuhësia mund të lidhet me një tru më të ri neurologjikisht. Personat që flasin disa gjuhë shfaqën rezultate më të mira në lidhjet e trurit.

Një çift i ri la jetën në Zvicër dhe u kthye në Kosovë për të hapur një kamping familjar. Historia e tyre po frymëzon mijëra njerëz dhe është bërë virale.

Bill Gates thotë se disa profesione si programimi, biologjia, energjia dhe sporti do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale, ndërsa shumë fusha të tjera rrezikohen nga automatizimi.