GEG.FM
Po lidhet…

Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës njofton nisjen e kurseve të gjuhëve të huaja për semestrin dimëror 2025-2026, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Kurset janë të hapura për studentët e UP-së, por edhe për publikun e gjerë, dhe ofrohen falas ose me tarifa simbolike.
Kurse të hapura këtë semestër:
Gjuha greke – ofrohet pa pagesë në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë. Afati i fundit për aplikim është 30 shtator 2025.
Gjuha turke – nis më 1 tetor 2025 në Fakultetin e Filologjisë, në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre. Testi për përcaktimin e nivelit mbahet më 1 tetor, ora 13:00, në Qendrën e Gjuhëve.
Gjuha japoneze – regjistrimet janë të hapura nga 15 deri më 30 shtator 2025, në bashkëpunim me Asociacionin e Miqësisë Kosovare-Japoneze.
Gjuha italiane – rifillojnë më 15 shtator 2025, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë. Kurset janë falas, përveç një tarife regjistrimi prej 5 euro për semestër. Për fillestarët, do të mbahet një takim informues më 15 shtator, ora 16:30, në Qendrën e Gjuhëve.
Këto kurse ofrojnë mundësi për të mësuar gjuhë të huaja, për të njohur kultura të ndryshme dhe për të forcuar shkëmbimin kulturor ndërkombëtar.
Redaksia Geg FM Radio18 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]