GEG.FM
Po lidhet…

Më 3 mars 2026, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet premiera e shfaqjes “Nemesis”, me regji të Florent Mehmetit. Ky produksion i Teatrit ODA, i shkruar nga Lirak Çelaj dhe Florent Mehmeti, sjell në skenë një vepër që trajton në mënyrë të thellë dhe reflektuese raportin mes pushtetit, forcës dhe transformimit të individit.
Në thelb, “Nemesis” eksploron mënyrën se si pushteti mund të shndërrohet nga një mjet ndikimi në një mekanizëm që çon drejt degradimit të personalitetit. Përmes një ndërtimi dramatik që ndërthur referenca historike të njerëzimit me qasje nga fusha e neurokimisë, shfaqja analizon ngurtësimin e sjelljes, sforcimin e mendjes njerëzore dhe ndryshimet funksionale në tru që shoqërojnë ushtrimin e forcës dhe autoritetit.
Ky kombinim i artit skenik me elemente shkencore e bën “Nemesis” një produksion që synon jo vetëm emocionin, por edhe reflektimin kritik mbi natyrën e pushtetit dhe pasojat e tij në individ dhe shoqëri. Pas premierës, reprizat do të jepen më 4 dhe 7 mars 2026, duke i ofruar publikut disa mundësi për ta ndjekur këtë vepër që premton debat dhe diskutim.
Redaksia Geg FM Radio3 mars 2026

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]