GEG.FM
Po lidhet…

Pas pothuajse 40 vjetëve transmetim, MTV ka vendosur të mbyllë pesë nga kanalet e saj muzikore në Mbretërinë e Bashkuar më 31 dhjetor 2025. Kanale që do të ndalen janë MTV Music, MTV 80s, MTV 90s, Club MTV dhe MTV Live.
Vendimi është pjesë e një strategjie të gjerë të kompanisë Paramount Global për të reduktuar kostot dhe për t’u përshtatur me mënyrën e re se si njerëzit konsumojnë muzikë dhe përmbajtje. Sot, shumica e shikuesve e ndjekin muzikën përmes YouTube, TikTok dhe platformave streaming, ndërsa kanalet tradicionale televizive muzikore kanë pësuar rënie të ndjeshme audience.
Kompania ka bërë të ditur se kanali kryesor MTV HD do të vazhdojë të transmetojë, por fokusi i tij do të jetë në programe argëtuese dhe “reality shows”, jo më në transmetime muzikore 24 orëshe.
MTV nisi transmetimin në SHBA në vitin 1981, duke revolucionarizuar botën e muzikës me konceptin e “videoklipit muzikor”. Slogani i saj legjendar “I want my MTV” u bë simbol i kulturës pop të viteve ’80 dhe ’90.
Në Mbretërinë e Bashkuar, kanalet muzikore të MTV u hapën në vitin 1997 dhe për dekada ishin qendra kryesore e hiteve, artistëve të rinj dhe muzikës ndërkombëtare. Mbyllja e tyre shënon fundin e një epoke për televizionin muzikor.
Shumë fansa e kanë quajtur këtë vendim “fundin e një epoke të artë”, ndërsa të tjerë e shohin si një pasqyrë të kohëve moderne ku muzika tashmë jeton online, jo në ekranet televizive.
Redaksia Geg FM Radio13 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]