GEG.FM
Po lidhet…

Me vetëm dy ditë që ndajnë qytetarët nga dita e zgjedhjeve komunale, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, thekson se angazhimi i tij nuk do të mbetet në premtime, por do të shoqërohet me masa konkrete që adresojnë nevojat reale të qytetarëve.
Rashiti nënvizon se prioritet do të jenë krijimi i mundësive për të gjithë, me fokus të veçantë tek kategoritë në nevojë, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Programi i PDK-së synon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme, duke përfshirë masa financiare, asistencë institucionale dhe qasje të drejtpërdrejtë në shërbime sociale dhe edukative.
Disa nga masat kyçe që propozon programi i PDK-së përfshijnë:
Funksionalizimi i ‘Fshatit të Lumtur’ dhe ndërtimi i shkollës burimore regjionale.
Subvencionimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar (nën 18 vjet) – 100 euro çdo muaj, dhe mbështetje financiare për nënat e tyre – 200 euro çdo muaj.
Krijimi i fondeve emergjente për nevoja të papritura të rasteve nën menaxhim nga QPS.
Sigurimi i pajisjeve shkollore, veshmbathjeve dhe nevojave bazë për fëmijët e familjeve përfituese të asistencës.
Subvencionimi i familjeve strehuese dhe nënave vetushqyese, si dhe rritja e fondit për mbështetje me pako ushqimore për përfituesit e asistencës sociale.
Nxitja e punësimit për personat me aftësi të kufizuar dhe qasje e përmirësuar në informacion për personat e shurdhër.
Forcimi i bashkëpunimit mes qendrave për punë sociale, prindërve, kujdestarëve dhe shkollave.
Krijimi i task-forcave profesionale për ndihmë psiko-sociale për fëmijët në konflikt me ligjin dhe përdoruesit e substancave psiko-aktive.
Vëmendje institucionale e përhershme për viktimat e trafikimit, krimeve seksuale, dhunës në familje, të moshuarve pa përkujdesje dhe kategorive të tjera në gjendje të nevojës sociale.
Redaksia Geg FM Radio10 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]