GEG.FM
Po lidhet…

Arbër Ismajli, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, ka prezantuar planin e tij për arsimin, nëse fiton besimin e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor.
Programi i tij fokusohet në modernizimin e shkollave, zgjerimin e kapaciteteve arsimore dhe integrimin e teknologjisë në procesin mësimor.
Arsimi sipas planit të Arbërit:
Mësim tërditor në vitin e dytë të mandatit.
Zgjerim në 5 shkolla brenda mandatit: tri shkolla të reja, dy urbane në Lagjen Fidanishtja dhe Tregu i Gjelbër dhe një rurale në fshatin Livoç i Ulët.
Digjitalizim dhe modernizim i laboratorëve dhe kabineteve, përfshirë: ditar elektronik, tabela të mençura, biblioteka shkollore dhe Wi-Fi.
Me këtë program, ai synon të krijojë një ambient modern, të qasshëm dhe stimulues për të gjithë nxënësit, duke garantuar se secili prej tyre ka mundësi të barabarta për arritje akademike dhe zhvillim personal.
Redaksia Geg FM Radio5 nëntor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]