GEG.FM
Po lidhet…

Lëvizja Vetëvendosje sot hap zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me një tubim të madh në Mitrovicë. Ngjarja mbahet në Palestrën “Minatori” nga ora 19:00, ku pritet pjesëmarrja e qindra mbështetësve dhe drejtuesve të partisë.
Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni LVV, Albin Kurti, udhëheq tubimin dhe prezanton vizionin e koalicionit, duke nxjerrë në pah mesazhin e tij kryesor për një Kosovë me “Siguri dhe Begati”.
Ky tubim shënon fillimin e fushatës për koalicionin LVV, i cili garon me numrin 116, duke synuar mobilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje aktive në zgjedhje dhe përforcimin e komunikimit direkt me mbështetësit në të gjithë vendin.
Redaksia Geg FM Radio17 dhjetor 2025