GEG.FM
Po lidhet…

Një nga elementet më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar – arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërjes së lahutës – është shpallur zyrtarisht pjesë e pasurisë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, në listën që kërkon mbrojtje urgjente. Ky moment shënon një arritje të rëndësishme për kulturën shqiptare dhe përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen e traditave mijëravjeçare.
Lahuta dhe arti i interpretimit të saj përfaqësojnë një shtyllë të identitetit kulturor në hapësirat rurale shqiptare. E kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore – nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava e Gucia – kjo traditë ka mbajtur gjallë Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e lashta të folklorit shqiptar.
Në duart e lahutarëve, këto këngë epike kanë përcjellë brez pas brezi virtyte si trimëria, qëndresa, nderi, besa dhe mikpritja, duke formësuar kujtesën kolektive të popullit.
Përfshirja në UNESCO është rezultat i një pune të thellë kërkimore dhe dokumentuese të realizuar nga grupi i studiuesve Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.
Përmes kërkimeve në terren, konsultimeve me komunitetet dhe analizave shkencore, ekipi përgatiti një dosje të standardeve më të larta, e cila iu dorëzua UNESCO-s në mars të vitit 2024.
Procesi u mundësua nga bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të marrëveshjes për hartimin e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare. Ky partneritet institucional ka qenë kyç për finalizimin e dokumentacionit dhe përfaqësimin dinjitoz të traditës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për ruajtjen, promovimin dhe fuqizimin e këtij thesari kulturor, ndërsa mbetet e hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me Kosovën dhe aktorë të tjerë kulturorë të rajonit.
Ky hap i UNESCO-s jo vetëm nderon traditën e lahutës, por edhe e vendos këtë art të lashtë në qendër të vëmendjes globale, si një pasuri që i përket gjithë njerëzimit.

Redaksia Geg FM Radio10 dhjetor 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]