GEG.FM
Po lidhet…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vijon me fushatën informuese në komuna të ndryshme të Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale.
Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) në Gjakovë, Mitrovicë të Jugut dhe Junik kanë organizuar tryeza informuese me përfaqësues të subjekteve politike. Këto takime kanë pasur për qëllim sqarimin e çështjeve kyçe të procesit zgjedhor, duke përfshirë:
Regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçanta
Votimi jashtë Kosovës
Mënyrat dhe procedurat e votimit
Nominimet dhe menaxhimi i trupave zgjedhorë, si Këshillat e Vendvotimeve, Qendrat e Votimit me Kusht, votimi për personat me nevoja të veçanta dhe Qendrat Komunale të Numërimit
Fushata zgjedhore
Pjesëmarrësit u informuan në detaje për fazat e procesit zgjedhor dhe u inkurajuan të shpërndajnë këto informacione në komunitetet e tyre, për të rritur vetëdijen dhe përgatitjen e qytetarëve për zgjedhjet. KQZ synon të sigurojë një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës.
KQZ, përmes KKZ-ve, do të vazhdojë organizimin e takimeve informuese në ditët e ardhshme, duke përfshirë organizata rinore dhe komunitete lokale në komuna të tjera të Kosovës. Kjo fushatë synon të angazhojë sa më shumë qytetarë për një proces zgjedhor të suksesshëm dhe demokratik.
Redaksia Geg FM Radio16 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]