GEG.FM
Po lidhet…

Kosova shënon rezultate premtuese në hulumtimin ndërkombëtar për mësimdhënie dhe mësimnxënie – TALIS 2024, organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo është hera e parë që vendi ynë merr pjesë në këtë studim, i cili përfshiu 55 sisteme arsimore nga e gjithë bota.
Qëllimi i TALIS është mbledhja e të dhënave mbi përvojat e mësimdhënësve dhe drejtorëve, kushtet e punës dhe mënyrat e zhvillimit profesional në shkolla. Në Kosovë, në këtë cikël u përfshinë 3,281 mësimdhënës dhe 222 drejtorë nga shkollat e mesme të ulëta, ndërsa anketa u zhvillua online nga 15 marsi deri më 22 prill 2024.
Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), hulumtimi tregon disa tregues pozitivë për arsimin në Kosovë:
Mosha mesatare e mësimdhënësve është 44 vjeç, afër mesatares së OECD-së (45).
60% e mësimdhënësve janë femra dhe 9% nën moshën 30 vjeçare.
97% e mësimdhënësve kanë marrë pjesë në trajnime profesionale gjatë 12 muajve të fundit – më shumë se mesatarja e OECD-së (91%).
28% kanë ndjekur trajnime që përfshijnë përdorimin e teknologjisë digjitale.
Rezultatet tregojnë edhe mënyrën e punës së mësimdhënësve:
97% i mësojnë nxënësve të përdorin informacionin e fituar.
90% i ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve reale.
82% shkëmbejnë rregullisht materiale mësimore me kolegët.
64% diskutojnë për performancën e nxënësve me kolegët e tyre.
Në nivel drejtues, 96% e drejtorëve marrin pjesë aktive në menaxhimin e mësimdhënies, por vetëm 48% përfshihen në planifikimin strategjik afatgjatë.
Nga perspektiva e mësimdhënësve, 85% ndihen të përmbushur në punën e tyre dhe 77% besojnë se profesioni i tyre vlerësohet nga shoqëria, përqindje më e lartë se mesatarja e OECD-së (67%).
MAShTI thekson se këto të dhëna ofrojnë informacion të vlefshëm për përmirësimin e politikave arsimore, përfshirë zhvillimin profesional, përdorimin e teknologjisë digjitale, forcimin e rolit të drejtuesve të shkollave dhe rritjen e statusit të mësimdhënësve në shoqëri.
Ministria njofton se rezultatet do të përdoren për krijimin e programeve të reja trajnimi dhe avancimin e standardeve të cilësisë në arsimin e Kosovës.
Redaksia Geg FM Radio8 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]