GEG.FM
Po lidhet…

Sot, Republika e Kosovës po feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ditë që kujton sakrificën dhe vizionin e atyre që e bënë të mundur shtetin e ri. Aktivitetet zyrtare nisën që nga ora 7:00 me ngritjen e Flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë, duke hapur një program të pasur me ceremoni solemne dhe homazhe kombëtare.
Institucionet shtetërore vazhduan më pas me homazhe për figurat më të rëndësishme të historisë sonë, duke përfshirë Monumentin e të Pagjeturve, Pllakën Përkujtimore të Fëmijëve të Vrarë, si dhe varret e ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi. Homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz shënuan një moment reflektimi dhe nderimi për sakrificën e luftëtarëve për liri.
Prej orës 10:30 ka nisur Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tashmë, rreth orës 11:00, përgatitjet për parakalimin e Trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës në Rrugën “Luan Haradinaj” janë në finalizim, duke e çuar programin drejt pjesës së tij më festive dhe solemne.
Agjenda e ditës:
7:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverisë)
7:20 – Mbledhja solemne e Qeverisë (Ndërtesa e Qeverisë)
7:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi “Ibrahim Rugova”)
7:35 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)
8:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)
8:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)
9:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz)
10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:25 – Nderime te Monumenti Heroinat (Rruga “Luan Haradinaj”)
11:30 – Parakalimi i Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës (Rruga “Luan Haradinaj”)
17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri
20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë)
Redaksia Geg FM Radio17 shkurt 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]