GEG.FM
Po lidhet…

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka apeluar ndaj partive politike në Kosovë që të respektojnë detyrimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në njoftimin e saj, AIP thekson se çdo përpunim i të dhënave personale duhet të mbështetet në baza të qarta ligjore, siç janë: pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsyet tjera të përcaktuara me ligj.
Agjencia ka nxjerrë disa udhëzime konkrete për partitë politike:
Të mos përdorin të dhënat kontaktuese të qytetarëve, të mbledhura përmes funksioneve publike apo formave tjera, për qëllime të marketingut politik;
Të mos shpërndajnë të dhëna personale përmes email-it, SMS-ve apo thirrjeve telefonike pa pëlqim paraprak të qytetarëve;
Të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave për marketing të drejtpërdrejt, duke ndërprerë komunikimin menjëherë pas një kundërshtimi të tillë;
Të shmangin profilizimin dhe përpunimin masiv të të dhënave të ndjeshme pa bazë ligjore dhe masa mbrojtëse të përshtatshme;
Të sigurojnë transparencë për mënyrën e përpunimit të të dhënave përmes politikave të qarta dhe të qasshme të privatësisë.
Sipas AIP, respektimi i të drejtës për privatësi është thelbësor gjatë procesit zgjedhor. Institucioni gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me partitë politike, me qëllim që të garantohet mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve gjatë gjithë fushatës.
Redaksia Geg FM Radio25 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]