GEG.FM
Po lidhet…

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, ka deklaruar se nuk do të hyjë në koalicion me LDK-në dhe PDK-në për zgjedhjet për asamblenë komunale, duke e shprehur këtë qëndrim gjatë një interviste në emisionin “Informatori Zgjedhor” në Geg FM.
I pyetur nëse do të konsideronte ndonjë bashkëpunim për të siguruar shumicën në asamblenë komunale, Hyseni u shpreh i bindur se lista e LVV-së është mjaft e fortë për të fituar vendin e parë në garë. “Unë shpresoj por jam edhe i bindur në këtë rast që për shkak të kualitetit të listës që e kemi tash për asamblenë komunale ne do të jemi subjekti i parë në garën për kuvend,” tha ai, duke shtuar se shpreson të mos ketë nevojë për koalicione me partitë e mëdha si PDK-ja dhe LDK-ja.
Hyseni theksoi se LVV-ja synon të arrijë afër numrit të nevojshëm për shumicën në Kuvendin Komunal të Gjilanit, që është 18 mandate. “Uroj që të mbërrijmë deri tek numri i përafërt i shumicës në Kuvend, sepse 18 është shumica,” shpjegoi ai. Sipas tij, cilësia e listës së kandidatëve të LVV-së e bën të mundur që partia të mos ketë nevojë për bashkëpunime me subjekte të tjera politike, veçanërisht me PDK-në dhe LDK-në.
Deklarata e Hysenit pasqyron një qasje të qartë dhe të pavarur të LVV-së për zgjedhjet lokale në Gjilan. Duke u mbështetur në forcën e listës së tyre dhe mbështetjen e pritshme nga qytetarët, Hyseni shprehu optimizëm se partia e tij mund të qeverisë pa u varur nga aleancat me partitë tradicionale. “Kjo mbetet me u pa, në rast se duhet të konsiderojmë ndonjë bashkëpunim me subjektet e tjera politike, unë shpresoj shumë që të mos jetë nevoja me partitë e mëdha,” përfundoi ai.
Redaksia Geg FM Radio15 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]