GEG.FM
Po lidhet…

Baleti Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, sjellin në Prishtinë shfaqjen “HOPE”, një performancë që bashkon artin me aktivizmin në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Me koreografi nga Sead Vuniqi, “HOPE” vjen si një vepër e ndërtuar për të folur përmes trupit: për të treguar historitë e heshtura, për të ftuar në reflektim dhe për të përcjellë mesazhe të qarta vetëdijesimi dhe shprese.
Baleti synon që përmes gjuhës delikate, por të fuqishme të lëvizjes, të ngrejë zërin kundër dhunës me bazë gjinore dhe të theksojë rolin që arti ka në formësimin e një shoqërie më të drejtë e më të ndjeshme.
Shfaqja do të mbahet më 8 dhjetor 2025, nga ora 19:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Si një nga aktivitetet qendrore kulturore të kauzës së barazisë “HOPE” mbështet përpjekjet institucionale dhe shoqërore për parandalimin e dhunës dhe promovimin e barazisë gjinore.
Ngjarja është e hapur për publikun dhe i fton qytetarët të jenë pjesë e një mbrëmjeje ku vallëzimi shndërrohet në një mesazh të drejtpërdrejtë shprese, empatie dhe solidariteti.
Redaksia Geg FM Radio6 dhjetor 2025

Sonte, në skenën e Teatri i Gjilanit, publiku është i ftuar të përjetojë një histori që fillon shumë thjesht, me një darkë mes miqsh, por që shpejt shndërrohet në një reflektim mbi të vërtetën, besimin dhe gënjeshtrën. Shfaqja “Gënjeshtra”, e shkruar nga Florian Zeller dhe me regji të Ekrem Sopi, sjell në skenë një komedi […]

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]

Sonte, më 5 shkurt 2026, Teatri i Gjilanit hap perdet për premierën e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”. Ora shënon 20:00, ndërsa publiku ftohet të hyjë në një rrëfim që lind nga paslufta dhe flet drejtpërdrejt me të tashmen. Me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës, shfaqja vendoset në Kosovën e pasluftës. Përmes këngës, humorit të […]