GEG.FM
Po lidhet…
“Legjenda e Rozafës” vjen për herë të parë si operë, në një mbrëmje të vetme në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Sonte, një nga rrëfimet më të njohura të trashëgimisë shqiptare do të marrë jetë në një formë krejtësisht të re artistike. Për herë të parë në histori, “Legjenda e Rozafës” do të shfaqet si operë, në premierën botërore që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke nisur në orën 20:00.
E frymëzuar nga një prej legjendave më të fuqishme të kulturës shqiptare, vepra sjell në një rrëfim skenik emocionin e mitit, historisë dhe muzikës. Me muzikë të Ndoc Pistullit, libret të Zef Zorbës dhe orkestracion nga Gridi Kraja, opera synon ta prezantojë historinë e Rozafës në një dimension të ri artistik.
Regjia dhe skenografia mbajnë firmën e Andis Gjonit, ndërsa në skenë do të interpretojnë sopranoja Nina Muho, baritoni Armando Likaj, si dhe Denis Skura, Solen Alla dhe Bledar Domi, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP.
Gjatë një interviste për emisionin ABC e Mëngjesit, artistët e konsideruan këtë produksion shumë më tepër se një shfaqje operistike. Sipas tyre, ai është një homazh për një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit kulturor shqiptar, duke sjellë në skenë një histori që ka kaluar brez pas brezi përmes gojëdhënës.
Me këtë premierë botërore, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë për herë të parë operën “Legjenda e Rozafës”, një vepër që bashkon traditën shqiptare me fuqinë shprehëse të muzikës klasike dhe premton të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të këtij sezoni.
Redaksia Geg FM Radio22 korrik 2026

Teatri i Gjilanit sjell premierën e shfaqjes “NËNA” nga Florian Zeller, me regji të Erson Zymberit. Interesimi i publikut ka bërë që të gjitha vendet për premierën të rezervohen paraprakisht.

Sonte, në skenën e Teatri i Gjilanit, publiku është i ftuar të përjetojë një histori që fillon shumë thjesht, me një darkë mes miqsh, por që shpejt shndërrohet në një reflektim mbi të vërtetën, besimin dhe gënjeshtrën. Shfaqja “Gënjeshtra”, e shkruar nga Florian Zeller dhe me regji të Ekrem Sopi, sjell në skenë një komedi […]

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]