GEG.FM
Po lidhet…

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2026” vazhdon rrugëtimin e tij artistik në Gjilan me natën e katërt të programit, e cila mbahet të martën, më 27 janar 2026, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit.
Në kuadër të kësaj nate, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjen “God Bless America”, një produksion i Teatrit të Gjilanit, që vjen si e vetmja shfaqje jashtë konkurrencës në këtë edicion të festivalit. Festivali organizohet nga Varg e Vi, me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatrit të Gjilanit.
Shfaqja mban autorësinë dhe regjinë e Fatos Berishës, ndërsa asistente e regjisorit është Emine Toska. Dramaturgjia është realizuar nga Shkelzen Berisha, skenografia nga Bekim Korça, me asistencë të Shkëlqesa Salihut. Muzika origjinale është kompozuar nga Robert Nuha, ndërsa dizajni i dritave dhe video-arti mbajnë firmën e Burim Baftiu. Kostumografia është punuar nga Leudita Hyseni.
Organizimi teknik dhe artistik përfshin një ekip të gjerë profesionistësh: organizator Dhurim Ismaili – Dajki, tonist Alban Limoni, rekuizita nga Suad Berisha dhe Artan Limoni, rrobaqepëse dhe garderobiere Kledia Kurtalani, make-up Minka Fejzullahi, teknik ndriçimi Xhabir Bilalli, ndërsa realizimi i skenografisë është bërë nga Mejdi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti dhe Selami Hoti.
Në skenë interpretojnë aktorët: Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Gani Rrahmani, Ali Demi, Aurita Agushi, Alban Shahiqi, Artan Selimi, Bashkim Nexhipi, Safete Mustafa-Baftiu, Mejreme Berisha, Tringa Hasani dhe Florent Salihu.
“God Bless America” konsiderohet një shfaqje e guximshme, e errët dhe therëse, e ndërtuar si një komedi e zezë që zhvesh hipokrizinë e shoqërisë moderne. Përmes humorit të zi dhe ritmit të shpejtë, shfaqja trajton tema të forta si konsumi i pakontrolluar, normalizimi i dhunës dhe humbja e njeriut në një realitet të kthyer në spektakël. Ajo shtron pyetje të drejtpërdrejta për shoqërinë e sotme, narrativat që na imponohen dhe mundësinë – ose jo – të kthimit mbrapa.
Shfaqja është fituesе e shumë çmimeve në festivalet e teatrit në vend, megjithatë, në kuadër të “Talia e Flakës 2026”, ajo nuk është në garë për çmime, duke u prezantuar si një ngjarje e veçantë artistike për publikun gjilanas dhe dashamirët e teatrit.
Nata e katërt e festivalit pritet të sjellë një përjetim intensiv dhe reflektues, duke e forcuar më tej profilin e “Talia e Flakës” si një hapësirë e rëndësishme për dramën bashkëkohore shqipe.

Redaksia Geg FM Radio27 janar 2026

Sonte, në skenën e Teatri i Gjilanit, publiku është i ftuar të përjetojë një histori që fillon shumë thjesht, me një darkë mes miqsh, por që shpejt shndërrohet në një reflektim mbi të vërtetën, besimin dhe gënjeshtrën. Shfaqja “Gënjeshtra”, e shkruar nga Florian Zeller dhe me regji të Ekrem Sopi, sjell në skenë një komedi […]

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]

Sonte, më 5 shkurt 2026, Teatri i Gjilanit hap perdet për premierën e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”. Ora shënon 20:00, ndërsa publiku ftohet të hyjë në një rrëfim që lind nga paslufta dhe flet drejtpërdrejt me të tashmen. Me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës, shfaqja vendoset në Kosovën e pasluftës. Përmes këngës, humorit të […]