GEG.FM
Po lidhet…

Prishtinë, 5 nëntor 2025 — Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të prezantojë një nga ngjarjet më të veçanta të sezonit muzikor, me interpretimin e ciklit të plotë të pesë koncerteve për piano të Ludwig van Beethoven në dy mbrëmje të njëpasnjëshme koncertale.
Këto koncerte do të mbahen sot dhe më 7 nëntor, duke filluar nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në këtë ngjarje madhështore do të marrin pjesë pianistet e njohura Artemida Qarri, Jeta Dumnica, Lirika Pula, Misbah Kaçamaku dhe Pranvera Hoxha, të cilat do të interpretojnë nga një koncert të Beethovenit, të shoqëruara nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Peter Valentovič.
Në mbrëmjen e parë do të interpretohen koncertet për piano nr. 1, nr. 2 dhe nr. 4, ndërsa më 7 nëntor do të vazhdohet me koncertet nr. 3 dhe nr. 5, të njohur edhe si “Emperor Concerto” — një nga veprat më madhështore të Beethovenit dhe të repertorit pianistik botëror.
Ky cikël koncertesh përbën një moment të rrallë kulturor për publikun kosovar, duke ofruar mundësinë për të dëgjuar një interpretim të plotë të koncerteve të Beethovenit në një periudhë të shkurtër kohore — një traditë që zakonisht zhvillohet në qendrat e mëdha evropiane të muzikës klasike.
Organizatorët theksojnë se ky projekt është një kombinim i pasionit dhe profesionalizmit, duke bashkuar brezat e pianistëve të Kosovës në një skenë të vetme.
Në vitet e fundit, Filharmonia e Kosovës ka fituar vëmendje të veçantë për rritjen artistike dhe projektet ambicioze që sjellin muzikën klasike më pranë publikut. Ky cikël i Beethovenit është dëshmi e qartë e përkushtimit të saj për të kultivuar dhe promovuar muzikën artistike në vend.
Redaksia Geg FM Radio5 nëntor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]