GEG.FM
Po lidhet…

Edicioni i katërt i Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve dhe do të mbahet më 22–23 dhjetor 2025 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
Ky festival, i organizuar nga Organizata Kulturore ANAMOUR në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit të Gjilanit dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit, synon të promovojë artin teatror tek të rinjtë dhe të krijojë një hapësirë profesionale për shprehje artistike dhe zhvillim kulturor.
Protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kanë përgatitur shfaqje teatrale nën mentorimin e aktorëve dhe regjisorëve profesionistë të Teatrit të Gjilanit.
Një risi e këtij viti është se shfaqjet bazohen në veprat e Ëilliam Shakespeare, të aktualizuara dhe të përshtatura në frymë bashkëkohore, duke i dhënë një dimension të ri dhe modern klasikeve të njohura.
Shfaqjet pjesëmarrëse përfshijnë:
Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” – Karriga ose Makbethi Modern
Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Zenel Hajdini” & Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” – Labirinti i Mendjes (bazuar në Ëndrra e një nate vere)
Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” – Roni dhe Leta (bazuar në Romeo dhe Zhuljeta)
Shkolla e Mesme “Don Bosko” & Shkolla e Mesme e Arteve – Drejtësi për Vesën (Avni Shkodra)
Gjimnazi “Skënderbeu”, Preshevë – Midis dy vendesh
Në këtë edicion marrin pjesë shkolla nga Gjilani, Kamenica, Presheva dhe Bujanoci, duke e kthyer festivalin në një ngjarje ndërkomunale me rëndësi kulturore, veçanërisht në prag të festave të fundvitit.
Gjatë festivalit, nxënësit do të kenë mundësinë të shfaqin talentet e tyre, të zbulojnë aftësi të reja artistike dhe të përjetojnë nga afër procesin e krijimit teatral, nga regjija e skenografia te kostumet, muzika dhe rekuizitat.
Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme është më shumë se një ngjarje kulturore; është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e artit, për të nxitur kreativitetin tek të rinjtë dhe për të krijuar një lidhje më të ngushtë mes komuniteteve përmes kulturës.





Redaksia Geg FM Radio17 dhjetor 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]