GEG.FM
Po lidhet…

Eljesa Rashiti, e lindur më 5 mars 2001 në Gjilan, është një nga kandidatët më të rinj dhe më premtues për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Me një profil të spikatur akademik, profesional dhe politik, ajo përfaqëson një gjeneratë të re që synon ta sjellë ndryshimin përmes dijes, përkushtimit dhe vizionit inovativ.
Rruga e saj akademike është ndërtuar mbi rezultate të shkëlqyera. Eljesa ka përfunduar studimet bachelor në Inxhinieri Softuerike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku është dalluar si studente e shquar dhe ka përfituar bursë për tri vite radhazi.
Aktualisht, ajo vijon studimet master në fushën e Sistemeve të Kontrollit dhe Inteligjencës Artificiale, duke thelluar ekspertizën e saj në teknologji, digjitalizim dhe inovacion.
Përvoja profesionale e Eljesës është po aq e pasur dhe e larmishme. Ajo ka qenë pjesë e ekipit të kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ku ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve me rëndësi për komunitetin lokal.
Ndër projektet më të veçuara që ka udhëhequr është “Platforma Digjitale për Fermerët e Gjilanit”, një nismë që synon modernizimin e sektorit bujqësor përmes teknologjisë.
Më pas, Eljesa ka punuar si inxhiniere softuerike në një kompani ndërkombëtare që menaxhon sisteme shëndetësore, duke aplikuar njohuritë e saj në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimit të shërbimeve publike.
Angazhimi i saj politik është i ndërtuar mbi aktivizëm dhe përgjegjësi. Ajo shërben si Koordinatore e Nënkomiteteve dhe është anëtare e kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan, duke dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm për organizimin, fuqizimin e strukturave lokale dhe ndërtimin e politikave që reflektojnë nevojat reale të qytetarëve.
Pak ditë më parë, Eljesa Rashiti ishte e ftuar në studion e GEG FM Radio, në emisionin “Informatori Zgjedhor”, ku foli hapur për vizionin e saj mbi politikën në Kosovë. Në këtë bisedë, ajo theksoi bindjen se të rinjtë duhet të jenë jo vetëm zë kritik, por edhe pjesë aktive e vendimmarrjes, duke marrë përgjegjësi direkte në proceset politike.
Ajo u ndal te kauzat që synon t’i shtyjë përpara në Kuvendin e Kosovës, përfshirë fuqizimin e të rinjve, barazinë e mundësive, politikat arsimore dhe sociale, si dhe përfshirjen reale të brezit të ri në jetën publike dhe institucionale të vendit.
Si kandidatja më e re në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Eljesa Rashiti sjell energji të re, profesionalizëm dhe një qasje moderne ndaj politikës. Prioritetet e saj përfshijnë digjitalizimin e shërbimeve publike, rritjen e transparencës institucionale dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe gratë.
Me numrin 85 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Eljesa Rashiti përfaqëson një zë të guximshëm dhe vizionar, i gatshëm ta kthejë energjinë rinore në ndryshim konkret dhe ta ndërtojë një të ardhme më të drejtë, më inovative dhe më gjithëpërfshirëse për Kosovën.
Redaksia Geg FM Radio26 dhjetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]