GEG.FM
Po lidhet…

Nga data 8 deri më 11 tetor 2025, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të zhvillohet edicioni i 3-të i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, një ngjarje katërditore që premton një atmosferë të gjallë me aktivitete kulturore, edukative dhe argëtuese për fëmijët dhe familjet, duke promovuar leximin si një aventurë magjepsëse.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të zhvillohet më 8 tetor në ora 11:00, ndërsa aktivitetet përgjatë ditëve në vijim do të mbahen nga ora 10:00 deri në 18:00. Vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në punëtori krijuese, lexime të hapura, përurime librash, aktivitete shkencore dhe teknologjike, lojëra interaktive dhe takime me autorë, duke e kthyer sheshin në një hapësirë plot gëzim dhe zbulim për të vegjlit.
Në këtë edicion marrin pjesë botues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përfshirë Albas, Dukagjini, Berati, Logos A, Pegi, Fan Noli dhe të tjerë, të cilët do të ofrojnë libra për fëmijë me zbritje deri në 40%, duke e bërë këtë një mundësi unike për familjet të pasurojnë raftet e tyre me tituj të rinj dhe klasikë.
Përveç panairit të librit, festivali do të përfshijë aktivitete të ndryshme nga organizata dhe institucione të shumta si UNICEF, Terre des hommes, Bonevet, DreamKID, Young Engineers Prishtina, Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti Yunus Emre dhe të tjerë, duke ofruar një program të larmishëm që nxit krijimtarinë dhe edukimin e hershëm.
Festivali organizohet nga ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës. Sponsor gjeneral është Albas, ndërsa sponsorë të tjerë janë Hamleys, Besa Security, Rugove, Agora, Premium Bakery dhe Liri. Ky festival është kthyer në një traditë të dashur në Prishtinë, duke sjellë çdo vit një hapësirë të veçantë për fëmijët dhe duke nxitur dashurinë për leximin që në moshë të hershme.
Redaksia Geg FM Radio6 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]