GEG.FM
Po lidhet…

Këngëtari i njohur kanadez, Drake, ka rikthyer përsëri vëmendjen drejt simbolve shqiptare. Këtë herë, ai ka publikuar në InstaStory një fotografi “selfie” ku shihet me një kapelë me flamurin shqiptar, ndërkohë që kishte veshur një bluzë të zezë.
Kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet me simbolet shqiptare. Më 2023, ylli pati rikthyer një nga skenat më të komentuara të vitit, sidomos nga shqiptarët, atë me xhaketat e kuqe me shqiponjën dykrenare. Në të njëjtin vit, Drake pati publikuar këngën “Polar Opposites”, ku për herë të parë u shfaq me xhaketen e kuqe, dhe në një pjesë të videoklipit ishte i rrethuar me burra të veshur kuq e zi.
Më 15 nëntor, ai ka rikthyer thuajse një pamje të njëjtë me atë të asaj kënge. Drake publikoi në Instagram disa fotografi me mbishkrimin: “Mbetet akoma personale…”. Në fotografi paraqitet sërish grupi i burrave përreth një tavoline pokeri.
Në këngën e tij, Drake pati përmendur edhe Prishtinën, dhe sipas disa mediave të huaja, ai atëherë i referohej konfliktit Kosovë-Serbi. Megjithatë, ekziston edhe pretendimi se ai i referohej një vajze. Në tekst, reperi thoshte: “Nuk e di si i bëjnë punët në Prishtinë. Veç e di që tensioni po rritet.”
Kështu, Drake vazhdon të përfshijë simbolet shqiptare në publikimet e tij, duke treguar një lidhje të qëndrueshme me elementet kulturore të rajonit.

Redaksia Geg FM Radio26 janar 2026


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]