GEG.FM
Po lidhet…

Lionel Messi habit me një rrëfim të sinqertë: mes trofeve dhe lavdisë, ai pranon se do të donte të kishte studiuar më shumë dhe të kishte mësuar anglisht herët.
Një nga futbollistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, Lionel Messi, ka ndarë një reflektim të pazakontë – jo për gola apo trofe, por për një peng personal jashtë fushës së blertë. Ylli argjentinas ka pranuar se do të donte të kishte vazhduar më shumë shkollimin, duke theksuar se arsimi është një vlerë që suksesi sportiv nuk mund ta zëvendësojë.
Messi është shprehur se sot përpiqet t’ua përcjellë fëmijëve të tij rëndësinë e edukimit dhe formimit akademik. Sipas tij, pavarësisht arritjeve të jashtëzakonshme në karrierë, dija dhe shkollimi mbeten themel për zhvillimin personal.
Ai ka zbuluar gjithashtu se pendohet që nuk ka mësuar anglisht që në moshë të re. Edhe pse ka pasur mundësi dhe kohë, ai nuk e ka shfrytëzuar si duhet, gjë që – siç ka pranuar – e ka bërë të ndihet në siklet në takime me figura të rëndësishme ndërkombëtare. Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta, duke përcjellë një mesazh të qartë: edhe në majat e suksesit, arsimi mbetet i pazëvendësueshëm.
Redaksia Geg FM Radio26 shkurt 2026


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]