GEG.FM
Po lidhet…

Miratimi i buxhetit për vitin 2026 paraqet një sfidë të rëndësishme për Kosovën. Pa një buxhet të miratuar në afatet ligjore, vendi mund të përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe institucionale, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit dhe jetën e qytetarëve.
Buxheti shtetëror për vitin e ardhshëm duhet të përgatitet dhe t’i nënshtrohet shqyrtimit të institucioneve që financohen prej tij. Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, afati i fundit për miratim është 30 tetori. Nga data 1 nëntor deri më 31 dhjetor, Kuvendi duhet të kalojë dokumentin në dy lexime, të shqyrtojë komisionet dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme.
Megjithatë, aktualisht Kosova ndodhet në një situatë të ndërlikuar politike: qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara dhe proces konstituimi ende të paqartë të Kuvendit. Kjo e rrit rrezikun që buxheti të mos miratohet në kohë.
Nëse buxheti nuk miratohet dhe nuk formohet një njësi legjitime për ta bërë këtë, ekziston rreziku që nga 1 janari të mos ketë buxhet në fuqi, duke bllokuar funksionimin e shumë institucioneve. Në këtë rast, mund të ndalet pagesa e pagave, pensioneve dhe furnizimeve për polici, ushtri e institucione të tjera publike. Ekspertët paralajmërojnë se “në mungesë të buxhetit, vendi praktikisht rrezikon të paralizohet ekonomikisht”.
Mungesa e një buxheti funksional sjell pasiguri për bizneset dhe investitorët, të cilët kërkojnë politika fiskale të qëndrueshme dhe parashikueshmëri. Pa buxhet të miratuar, investimet publike dhe private mund të pezullohen, ndërsa projektet e planifikuara për infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi mund të vonohen ndjeshëm.
Në raste të tilla, ligji parasheh mundësinë e rregullës 1/12, që lejon qeverinë të shpenzojë çdo muaj një të dymbëdhjetën e buxhetit të vitit paraprak, derisa të miratohet buxheti i ri. Kjo ndihmon në shmangien e bllokimit të plotë financiar, por nuk mund të zëvendësojë planifikimin afatgjatë dhe zhvillimin normal të shtetit.
Redaksia Geg FM Radio23 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]