GEG.FM
Po lidhet…

Paraja nuk është vetëm për bankat – është një aftësi që mësohet. Me këtë mesazh nisi edhe këtë vit Java Globale e Parasë 2026 në Kosovë, një iniciativë ndërkombëtare që synon t’i ndihmojë të rinjtë të kuptojnë më mirë financat, kursimin dhe vendimet e mençura me para.
Aktivitetet u hapën nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në një ceremoni ku morën pjesë studentë, përfaqësues të universiteteve, institucione financiare dhe partnerë ndërkombëtarë. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe drejtori menaxhues i organizatës German Sparkassenstiftung for International Cooperation, Niclaus Bergmann, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.
Gjatë hapjes u shpallën edhe fituesit e garës edukative “Stock Market Learning Competition”, ku studentët nga fakultetet ekonomike të Kosovës patën mundësi të mësojnë në mënyrë praktike si funksionojnë tregjet financiare. Përmes një simulimi të tregtimit në bursën virtuale të Stuttgartit, 42 studentë nga tetë fakultete provuan përvojën e investimit dhe menaxhimit të portofolit financiar.
Në të njëjtën ceremoni u shpërblyen edhe gjashtë nxënës të shkollave të mesme, fitues të një kuizi financiar që synon të nxisë njohuritë bazë mbi ekonominë dhe menaxhimin e parasë.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, theksoi se edukimi financiar është një element kyç për fuqizimin e qytetarëve dhe për ndërtimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ai rikujtoi se BQK tashmë për 13 vite me radhë është pjesë e kësaj nisme globale, duke zhvilluar aktivitete edukative me nxënës dhe studentë, si dhe platforma që ndihmojnë qytetarët të krahasojnë produktet dhe shërbimet financiare.
Në kuadër të kësaj jave, BQK njoftoi edhe për hapjen e aplikimeve për “Çmimin për Ekonomistët e Rinj”, një iniciativë që inkurajon studentët dhe studiuesit e rinj të sjellin ide dhe punime kërkimore inovative në fushën e ekonomisë dhe financave.
Java Globale e Parasë është një fushatë ndërkombëtare e koordinuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe bashkon banka qendrore, institucione financiare dhe institucione arsimore në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rëndësinë e edukimit financiar.
Gjatë ditëve në vijim, në Kosovë do të organizohen edhe gara, punëtori dhe aktivitete edukative për nxënës dhe studentë, në bashkëpunim me institucione arsimore dhe partnerë të sektorit financiar, me synimin që të rinjtë të fitojnë njohuri praktike për menaxhimin e parasë dhe vendimmarrjen financiare.
Redaksia Geg FM Radio17 mars 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]