GEG.FM
Po lidhet…

Në një ditë të zakonshme në Gjilan, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit priti një vizitë të veçantë që solli jo vetëm ndihmë, por edhe një mesazh solidariteti. Bashkatdhetari nga Zvicra, Imran Fejzullahu, dorëzoi një kontingjent të plotë rrobash, këpucë dhe çizmesh për zjarrfikësit, duke mbështetur punën e tyre jetike në komunitet.
Gjatë ceremonisë së pranimit, pranë zjarrfikësve ishin drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, dhe zv. komandanti i Njësisë, Murat Ramadani, të cilët falënderuan Imran Fejzullahun për veprimin e tij human. Ky dhuratë nuk është vetëm një paketë pajisjesh, por një tregues i kujdesit dhe respektit për ata që çdo ditë rrezikojnë veten për sigurinë e qytetarëve.

Transporti i kontingjentit nga Zvicra u mundësua falë bashkatdhetarit tjetër, Besim Bllaca, i cili siguroi që ndihma të mbërrinte në Gjilan në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Zjarrfikësit e pranë shprehën falënderimet e tyre, duke theksuar se pajisjet e reja do të ndihmojnë në kryerjen e detyrës së tyre në mënyrë më të sigurt dhe efikase. Në një qytet ku çdo minutë ka rëndësi, çdo rroba, këpucë apo çizme mund të bëjë diferencën.
Ky veprim human tregon se lidhja me atdheun nuk shuhet, edhe kur jeton larg, dhe se solidariteti mund të arrijë në çdo skaj të botës për të mbështetur komunitetin.
Redaksia Geg FM Radio17 nëntor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]