GEG.FM
Po lidhet…

Në një qytet që di të festojë me zemër, këtë 18-vjetor të Pavarësisë së Kosovës, Gjilani zgjedh të qeshë. Dhe kush më mirë se aktori i mirënjohur gjilanas, Avni Shkodra, për ta bashkuar publikun përmes humorit e satirës në një natë që premton emocione dhe energji pozitive.
Për nder të festës së Pavarësisë, Shkodra sjell në skenë një performancë speciale “Best Of” – një përmbledhje prej 60 minutash me materialet më të mira të stand-up komedisë së tij. Me stilin e tij karakteristik, ai pritet të trajtojë me humor realitetin e përditshëm, sfidat sociale dhe situatat që publiku i njeh mirë, duke i kthyer në momente të paharrueshme të të qeshurave.
Mbrëmja festive do të mbahet në Teatri i Qytetit, të mërkurën më 18 shkurt, duke nisur nga ora 20:00. Shkodra ka ftuar të gjithë adhuruesit e humorit që t’i bashkohen kësaj nate të veçantë, ku festa e Pavarësisë merr një dimension tjetër – atë të gëzimit dhe bashkimit përmes artit.
Në një datë që simbolizon lirinë dhe krenarinë kombëtare, Gjilani do të dëshmojë se ndonjëherë mënyra më e bukur për të festuar është duke qeshur së bashku.
Redaksia Geg FM Radio18 shkurt 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]