GEG.FM
Po lidhet…

Muzikë live, humor, artistë të njohur dhe një atmosferë elegante do të shënojnë hapjen zyrtare të sezonit veror.
Këtë të shtunë, më 11 korrik, Astoria Luxury & Spa Hotel hap zyrtarisht terasën e saj verore, duke i dhënë start një sezoni plot mbrëmje të veçanta dhe momente të paharrueshme.
Duke filluar nga ora 20:00, mysafirët do të mirëpriten në një atmosferë elegante, ku muzika live, humori dhe surprizat do të ndërthuren për të krijuar një natë të mbushur me emocione. Mbrëmjen do ta prezantojë aktori i njohur Fatmir Spahiu – Bufi, ndërsa Valina Muqolli do të sjellë buzëqeshje me performancën e saj stand-up comedy.
Në skenë do të ngjiten edhe emra të njohur të muzikës shqiptare, si Sabri Fejzullahu, Diana Toska, Vëllezërit Alu dhe Butrin Rashiti, të cilët do ta shoqërojnë publikun me performanca live gjatë gjithë mbrëmjes.
Astoria Luxury & Spa Hotel fton të gjithë të bëhen pjesë e kësaj hapjeje ekskluzive, ku eleganca, mikpritja dhe atmosfera verore bashkohen për të krijuar një eksperiencë që do të mbetet gjatë në kujtesë.
📅 11 Korrik
🕗 Ora 20:00
📞 Rezervime: +383 43 888 838
Redaksia Geg FM Radio8 korrik 2026

Albi Mall ka zgjatur orarin e punës gjatë verës nga ora 09:00 deri në 23:00. Vizitorët në Prishtinë dhe Gjilan mund të përfitojnë edhe nga zbritjet sezonale deri në 50% në shumë brende vendore dhe ndërkombëtare.

Albi Market ka nisur lojën më të madhe shpërblyese të kësaj vere. Me një blerje mbi 20 euro, bëhuni pjesë e garës për të fituar VW Golf 8, pushime në Bodrum, iPhone 17 Pro Max dhe dhjetëra super-shpërblime.
