GEG.FM
Po lidhet…

Një blerje mbi 20 euro mund t'ju sjellë një nga dhjetëra super-shpërblimet, nga VW Golf 8 dhe pushime në Bodrum deri te iPhone 17 Pro Max, PlayStation 5 dhe shumë dhurata të tjera.
Një blerje e zakonshme mund të kthehet në një surprizë të madhe. Albi Market ka nisur fushatën shpërblyese "Lojë se jo Mahi!", duke u dhënë klientëve mundësinë të fitojnë një nga dhjetëra dhuratat atraktive që do të ndahen gjatë verës.
Në mesin e shpërblimeve janë 6 vetura VW Golf 8, 2 udhëtime për çifte në Bodrum të Turqisë, 10 iPhone 17 Pro Max, 5 Samsung Galaxy S26, 5 PlayStation 5, 10 televizorë LG 55", 3 mikserë robotikë SMEG, si dhe 30 voucherë për blerje në Albi Market dhe Albi Mall, përkatësisht 20 voucherë në vlerë prej 200 euro dhe 10 voucherë në vlerë prej 500 euro.
Pjesëmarrja është e thjeshtë. Për çdo blerje mbi 20 euro në Albi Market, klientët marrin një kupon, plotësojnë të dhënat dhe e hedhin atë në kutinë e lojës shpërblyese në market.
Fushata ka nisur më 5 qershor dhe do të zgjasë deri më 31 gusht, ndërsa organizohet në të gjitha pikat e Albi Market. Nëse planifikoni blerjet tuaja të përditshme, kjo mund të jetë mundësia që përveç produkteve të fitoni edhe një nga super-shpërblimet e kësaj vere.
Redaksia Geg FM Radio1 korrik 2026


ALBI MALL është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar QUDAL – Quality Medal 2026/27, një vlerësim që ndahet nga organizata ndërkombëtare ICERTIAS për markat dhe kompanitë që konsumatorët i perceptojnë si liderë të cilësisë. Me mbi 250 brende vendore dhe ndërkombëtare, ALBI MALL vazhdon të pozicionohet si një nga qendrat tregtare më të vlerësuara në Kosovë, duke ofruar një përvojë moderne blerjeje, argëtimi dhe shërbimi për vizitorët.