GEG.FM
Po lidhet…

ALBI MALL është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar QUDAL – Quality Medal 2026/27, duke u renditur ndër qendrat tregtare më të vlerësuara në Kosovë për cilësinë e ofertës së dyqaneve të veshjeve. Ky është viti i dytë radhazi që ALBI MALL merr këtë vlerësim, duke konfirmuar pozicionin e tij si një nga destinacionet kryesore për blerje dhe argëtim në vend.
Çmimi QUDAL (Quality Medal) ndahet nga ICERTIAS – International Certification Association GmbH, një organizatë ndërkombëtare e specializuar në hulumtimin e tregut, matjen e përvojës së konsumatorit dhe identifikimin e markave që perceptohen nga publiku si liderë të cilësisë në sektorët e tyre.
Programi QUDAL bazohet në opinionin dhe perceptimin e konsumatorëve, të cilët identifikojnë produktet, shërbimet dhe kompanitë që sipas tyre ofrojnë nivelin më të lartë të cilësisë. Për këtë arsye, çmimi konsiderohet një tregues i rëndësishëm i besimit dhe vlerësimit që konsumatorët kanë ndaj një marke apo institucioni.
Ky vlerësim vjen si rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të ALBI MALL për të ofruar një përvojë moderne dhe cilësore për vizitorët. Me mbi 250 brende vendore dhe ndërkombëtare, qendra është shndërruar në një nga hapësirat më të frekuentuara të blerjeve dhe argëtimit në Kosovë.
Përveç ofertës së gjerë të modës, ALBI MALL vazhdon të investojë në përmirësimin e përvojës së konsumatorëve, duke kombinuar blerjet, gastronominë, argëtimin dhe aktivitetet familjare në një ambient bashkëkohor.
Vlerësimi me çmimin QUDAL për vitin 2026/27 konfirmon edhe një herë besimin e publikut ndaj ALBI MALL dhe standardet e larta që kjo qendër tregtare synon të ruajë dhe zhvillojë në vazhdimësi.
Albi Mall - Vendi i Familjes!
Redaksia Geg FM Radio9 qershor 2026