GEG.FM
Po lidhet…

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, Gresa Avdiu, vizituan klubin sportiv SC Gjilani.
Ky takim erdhi pas një muaji intensive komunikimi me qytetarët, bizneset, artistët, sportistët dhe komunitetin lokal, duke theksuar angazhimin e tyre të pandërprerë për një Gjilan më të mirë.
Gjatë vizitës, Ismajli shprehu mirënjohje për punën dhe përkushtimin e stafit dhe futbollistëve të klubit. Ai falënderoi drejtorin gjeneral Syart Rrahmani, menaxherin Drilon Sylejmani dhe të gjithë pjesëtarët e klubit për kontributin e tyre në rritjen e SC Gjilanit dhe për bashkimin që krijojnë mes qytetarëve përmes sportit.
“Ky klub sportiv është histori e pastër, pasion dhe krenari gjilanase. Ai përfaqëson frymën e qytetit, që pulson në çdo ndeshje, në çdo gol dhe në çdo moment që bashkon mijëra zemra rreth një qëllimi të vetëm: dashurisë për Gjilanin,” tha Ismajli.
Kandidati gjithashtu i drejtoi falënderime të veçanta tifozëve legjendarë të klubit, SKIFTERAT, të cilët, sipas tij, janë zemra dhe zëri i SC Gjilanit: “Ju jeni forca që e ngrit këtë klub në majat e krenarisë. Pa ju, kjo histori nuk do të kishte të njëjtin kuptim.”
Në përfundim, Arbër Ismajli theksoi vizionin e tij për një Gjilan të ri, ku sporti dhe tifozët do të jenë gjithmonë të mbështetur: “Aty ku ka pasion, bashkim dhe dashuri për qytetin, aty lind suksesi i vërtetë i projektit të Gjilanit të ri.”
Redaksia Geg FM Radio11 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]