GEG.FM
Po lidhet…

Gjatë muajit Shkurt, Albi Mall vjen me një super lojë shpërblyese që bashkon dashurinë, muzikën dhe udhëtimin në një eksperiencë të veçantë.
Kryefjala e lojës më të madhe për Shkurtin e Dashurisë është “The Romantic Tour” nga Bruno Mars, një koncert që u jep mundësinë çifteve të përjetojnë një arratisje 2-ditore në Milano, të shoqëruar me emocionet e një prej turneve më të shumëpritur dhe më romantik të vitit.
Si të bëheni pjesë e lojës?
Pjesëmarrja është e thjeshtë:
Kryeni blerje mbi 20€ në cilindo dyqan të Albi Mall, përfshirë edhe Albi Hipermarket.
Plotësoni në faturë të dhënat tuaja: emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit.
Vendosni faturën në kutinë e lojës shpërblyese, e cila ndodhet në katin I të Albi Mall.
Dhuratat që ju presin…
Kjo lojë ofron shpërblime që krijojnë kujtime të paharrueshme:
Bileta për koncertin e Bruno Mars + akomodim 2-ditor në Milano për çift, për një përvojë romantike unike.
15 voucher nga 50€, të vlefshme në brendet më të preferuara të Albi Mall.
Shpallja e fituesve
Loja është aktive nga 3 deri më 28 Shkurt, ndërsa fituesit do të shpallen më 2 Mars, përmes një tërheqjeje LIVE në rrjetet sociale zyrtare të Albi Mall.
Me çdo blerje, ju afroheni më shumë drejt një udhëtimi plot emocione në Milano dhe një mbrëmjeje magjike nën tingujt e Bruno Mars.
Shfrytëzoni mundësinë, bëhuni pjesë e lojës dhe lëreni Shkurtin t’ju dhurojë një histori për ta kujtuar gjatë.
Albi Mall – vendi i familjes.
Redaksia Geg FM Radio11 shkurt 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]