GEG.FM
Po lidhet…

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka mbajtur një ndejë me rininë e qytetit, ku kandidati për kryetar të Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar të rinjtë për mbështetjen dhe energjinë që kanë dhënë gjatë mandatit të kaluar dhe në këtë fushatë zgjedhore.
Atmosfera festive, pjesëmarrja e lartë dhe entuziazmi i të rinjve ishin në qendër të këtij takimi, ku Hyseni theksoi rëndësinë e rinisë si shtylla kryesore e zhvillimit të Gjilanit.
“Kur sheh këtë energji dhe këtë entuziazëm, fitorja e 12 Tetorit bëhet e padiskutueshme! Faleminderit rini e qytetit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës. Zotohemi që do të jemi pranë jush edhe në mandatin e radhës. BASHKË”, u shpreh Hyseni në fjalën e tij.
Redaksia Geg FM Radio3 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]