GEG.FM
Po lidhet…

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidati për një mandat të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka bërë bilancin e investimeve në sektorin e ujësjellësit gjatë katër viteve të para të qeverisjes së tij, duke theksuar se ky sektor ka qenë një nga prioritetet kryesore.
Sipas tij, gjatë mandatit të parë janë investuar mbi 1.5 milionë euro në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në disa fshatra të komunës, përfshirë Pograçë, Vrapçiq, Vërbicë e Kmetoc, Bresalc, Uglar dhe Cërnicë.
“Për 4 vjet, kemi investuar mbi 1.5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit në Pograçë, Vrapçiq, Vërbicë e Kmetoc, Bresalc, Uglar e Cërnicë,” ka deklaruar Hyseni, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në vazhdim, Hyseni ka shpallur fillimin e një projekti të ri madhor në këtë fushë – projekti FLOWS, me vlerë prej 15 milionë euro, që synon të modernizojë tërësisht sistemin e furnizimit me ujë në Gjilan. Ky projekt pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, si dhe në zvogëlimin e humbjeve të ujit.
“Tani kemi nisur projektin gjigant FLOWS në vlerë prej 15 milionë euro – që do të ulë humbjet nga 52% dhe do të sjellë ujë të pijshëm më të sigurt e më cilësor për qytetarët,” ka shtuar ai.
Kryetari i Komunës ka theksuar gjithashtu se pas datës 12 tetor, në rast të fitimit të mandatit të dytë, do të vazhdojë me projekte konkrete për ujësjellësin në çdo lagje dhe fshat të Gjilanit.
“Pas 12 tetorit, vazhdojmë me projekte konkrete për ujësjellësin dhe ujin e pijshëm në çdo lagje e fshat të Gjilanit. BASHKË!” është mesazhi i tij drejtuar qytetarëve.
Redaksia Geg FM Radio30 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]